Bardhok Pllana u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Ngjarja ndodhi në në fshatin Dobraç i Ri. Pllanaj është një emër i njohur për policinë, ndërsa njihet si i forti i Shkodrës. Biznesmeni 46-vjeçar ishte në kërkim në 2014-ën i dyshuar për trafik droge. 4 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t’i shpëtonte policisë pasi u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku. Ky shtetas gjithashtu rezulton se ka qenë i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.
