Nga sot do të hiqen kufizimet për mbushjen e stadiumeve deri në 30% të kapaciteteve, ky është vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Në një mbledhje ku mori pjesë edhe presidentit i FSHF-së Armando Duka, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, u vendos që në varësi të autoriteteve lokale të lejohet mbushja e stadiumeve deri në kapacitetin maksimal.
Ky vendim vlen edhe për futbollin e sallës, ndërsa aktualisht deri në finalet e kompeticioneve Europiane është e ndalur të ftohen tifozët e ekipit mik
Një tjetër pikë e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvëndësimeve në një ndeshje, pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës ‘Katar’ 2022.
UEFA tani ua ka kaluar përgjegjësinë qeverive përkatëse përsa i përket tifozëve , ndërsa ndër kampionatet e mëdha që pritet të aplikojë i pari lejimin e tifozëve është “Premier League”. Nga data 17 maj në stadium mund të lejohen nga 10 mijë tifoz deri në 25% të kapacitetit të stadiumit. Shifrat pritet të bëhen edhe më të larta me kalimin e ditëve
Komiteti Ezekutiv i UEFA-s pritet të marrë së shpejti një tjetër vendim, limiti i lojtarëve që ekipet kombëtare marrin në Europian. Aktualisht kjo shifër është 23, por duke konsideruar infektimet e mundëshme me COVID gjatë aktivitetit kjo shifër pritet të rritet.