Supergoli i Kosovës ndaj Spanjë me komentim arab VIDEO

Kosova nuk ia del të bëjë surprizën ndaj Spanjës, duke u mposhtur në shifrat 3-1. Një ndeshje ku dominimi ishte dukshëm i “La Rojas”, ashtu dhe siç pritej, edhe pse “Dardanët” u përpoqën shumë të evitonin disfatën.

Takimi nisi me vendasit agresivë, që në mënyrë të vazhdueshme vunë në vështirësi kundërshtarin, por sidoqoftë golin e avantazhit do ta gjenin në minutën e 34-t me Dani Olmom, që dërgoi topin në fundin e rrjetës. Vetëm dy minuta më pas Spanja do të festonte sërish, këtë herë me protagonist Ferran Torres.

Pjesa e dytë ofron të njëjtën panoramë, sërish vendasit më agresivë dhe kërkues, por sidoqoftë shpresat e “Dardanëve” do të ndizeshin për fare pak në të 70-tën. Një dalje e gabuar e portierit Simon bëri që Halimi të shfrytëzonte maksimalisht shansin për të ngushtuar rezultatin me një gol spektakolar. Sidoqoftë, në të 75-tën Moreno i dha një tjetër goditje Kosovës. Përpjekjet dhe dëshira e “Dardanëve” për të evituar humbjen nuk mjaftuan, teksa Spanja merr kreun e Grupit B, ndërsa Kosova regjistron humbjen e dytë radhazi.

Skandaloze, Ibra bashkëpronar i një kompanie bastesh

Pas përjashtimit me karton të kuq ndaj Parmës dhe akuzave për thyerjen e rregullave anti-Covid me drekën në një lokal Read more

UEFA, Shkëndija më e mira nga Maqedonia

UEFA shpalosi listën e re të skuadrave, në të cilën janë edhe klubet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Read more

Leave a Reply