Pse disa persona kanë efekte anësore kur bëjnë vaksinën dhe disa jo?

Me mbërritjen e vaksinave njerëzit shpresojnë të vaksinohen shpejt kundër Covid-19, por në të njëjtën kohë kanë edhe pikëpyetje të mëdha.

Disa duan të mbrohen nga infektimi, e disa të tjerë i tremben efekteve pas vaksinimit.

Ndër pyetjet e shpeshta e të panjohura të vaksinimit është se “përse disa persona kanë efekte anësore kur bëjnë vaksinën dhe disa jo, e nëse duhet të shqetësohen ata që nuk kanë efekte anësore?”

shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në IShP, Silva Bino tha se çdo organizëm reagon në mënyrë të ndryshëm, disa më fuqishëm dhe disa më pak.

“Nga reagimi varen dhe shenjat pas vaksinimit, pra kjo është individuale,” shpjegon Bino për gazeta SI.

Më tej ekspertja e epidemiologjisë shpjegoi se personat që nuk kanë asnjë efekt anësor nuk duhet të shqetësohen.

Gjithashtu ajo tha se personat që marrin vaksinën duhet të shqetësohen kur ka efekte anësore të rralla dhe jo kur ato janë të pritshme dhe të shpeshta.

Deri më tani dimë se efektet anësore që janë të zakonshme përfshijnë:

të paturit e një ndjenje dhimbje, të rëndë në krahun ku keni bërë

injeksionin tuaj. Kjo ka tendencë të zgjasë rreth 1-2 ditë pas marrjes së vaksinës; ndjenjë lodhjeje; dhimbje koke; dhimbje të përgjithshme, ose simptoma si një grip i lehtë.

 

Ndërkaq, edhe eksperti i shëndetit publik Alban Ylli shpjegon se çdo individ reagon në mënyrë specifike ndaj çdo vaksine dhe ndaj çdo medikamenti.

“Dallimet janë të lidhura përgjithësisht me faktorë të brendshëm të organizmit (sistemi imunitar etj) por ndonjë herë edhe me faktorë të jashtëm.

Megjithate ndryshimet janë të vogla dhe jo shumë me rëndësi për shëndetin e personit. Kjo e fundit është verifikuar në tre-katër shkalle studimi para se vaksina (ose medikamenti) të perdoret në shkallë të gjerë”, tha Ylli për gazeta SI.

Eksperti shpjegon se tek disa shfaqen shenja fare të lehta sepse trupi ka prodhuar më shumë përgjigje. Ndërsa për sa i përket faktit të mungesës së efekteve anësore nuk është një dëshmi e mos funksionimit të vaksinës.

“Imuniteti ndaj vaksines ndodh sërish, por trupi ka reaguar me sasine e duhur të imunitetit. As shumë të lartë, as shumë të ulët. Megjithatë në një perqindje të vogël të personave të vaksinuar reagimi mund të jetë shumë i ulët dhe ndoshta i pamjaftueshëm për t’u mbrojtur”, shpjegoi eksperti.

Sipas një raporti të fundit nga CDC (Qendra e Shërbimit dhe Kontrrollit Shëndetësor) në SHBA, rreth 50% e personave që kanë marrë vaksinën nuk kanë përjetuar efekte anësore.

Studime të vazhdueshme të CDC kanë treguar se kur merrni vaksinën e ARN-së dërguar, copëzat e vogla të lipideve që kanë mARN në to, ndikojnë në qelizat e muskujve të krahut tuaj. Qelizat fillojnë të bëjnë një proteinë spike, kështu që trupi juaj mendon se qelizat tuaja muskulore janë infektuar masivisht me Covid-19. Për shkak të kësaj, trupi juaj do të përpiqet të luftojë infeksionin e stisur në qeliza.

Të dhënat tregojnë se ky është edhe funksioni i vaksinave. Ato ndihmojnë gjatë një infeksioni në mënyrë që njerëzit të cilët kanë probleme me krijimin e antitrupave, mund t’i krijojnë ato në mënyrë më efektive pas marrjes së vaksinës.

Studimi i Universitetit turk: Vaksina e Sinovac e rrit imunitetin 99% …

Një studim nga Universiteti “Celal Bayar” në provincën perëndimore të Manisës provoi se CoronaVac, një vaksinë me virus joaktiv e Read more

A mund ta transmetojnë virusin personat e vaksinuar?

Vaksinat që janë në dispozicion mbrojnë në mënyrë efektive nga format më të rënda të sëmundjes COVID-19, por ende ekziston Read more

Leave a Reply