Era e keqe e një palo ligji!

Medai Shaholli

Sot pritet që parlamenti i MV, të miratojë ligjin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në shtator me të cilin si duket kukuvajkat shqiptarë (deputetët e koalicionit qeverisës) do t’i japin dritë të gjelbër këtij palo ligji që fsheh të vërtetën për shqiptarët.
Kjo është loja e teatrit popullor që e mban emrin parlament ku është vënë në skenë një pjesë nga dramat e tyre kundër shqiptarëve nga regjisorët e njohur tashmë si sllavo-maqedonët Zajko dhe Micko.
 Aktorët që lozin dramën tonë janë nga të dya palët si nga blloku sllavo-maqedon ashtu edhe nga i shqiptar i shpirtrave të shitur.
Moderatori dhe prezentatori i kësaj shfaqe të shëmtuar është integristi më i besuar i tyre Artan Grubi.
Kjo dramë si të gjitha dramat antishqiptare fatkeqësisht luhet edhe me aktorë shqiptarë që tregon hapur servilizmin dhe dezertimin e partiçkave shqiptare kundër interesave kombëtare siç është fshehja e numërit të vërtetë të shqiptarëve në trojet e Ilirisë së lashtë.
Zotërinj deputet dhe ministra shqiptarë nga gjaku dhe jo nga zemra, numërin e vërtetë të shqiptarëve në Iliridë nuk mund ta mbani fshehur për gjatë kohë, ndaj mos e votoni këtë palo ligj se e vërteta për ‘përqindjen’ tonë të vërtetë do të dalë në sipërfaqe një ditë bashkë me turpin e tradhtisë suaj kombëtare.
Shqiptarët pavarsisht pengesave dhe barrikadave që u vihen në rrugën e gjatë të kombit, do ia dalim së bashku sepse jemi me të vërtetën!
Humori përçmues ndaj grupeve etnike nuk është shaka

Humori përçmues ndaj grupeve etnike nuk është shaka, por nxitje shoviniste e paragjykimeve dhe stereotipive negative. Ashtu siç barsoletat dhe Read more

Pse largohet rinia nga ky vend, ja arsyeja

Shkruan: Florian Nesimi Një i ri i cili këtë vit mbush 18 vite ka lindur në vitin 2003. Për shkak Read more

Leave a Reply