Javën që po lëmë pas zv.kryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pas realizimit të takimeve me partitë politike në Kosovë, ai kishte vazhduar takimet me përfaqësuesit politik të Shqipërisë.
Gjatë takimeve të zhvilluara me spektrin politik të Kosovës, Artan Grubi edhe përkundër kërkesës zyrtare që kishte lëshuar zyrtarëve të Kosovës, për një takim protokollar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kjo gjë ishte refuzuar kategorikisht nga kabineti i kryeministrit Kurti.
Sipas informatave brenda qeveritare të Kosovës, marrim vesh se arsyeja kryesore e refuzimit të takimit ka qenë përgjimi që para disa viteve ishte publikuar në rrjetet sociale, ku në bisedë e sipër kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëdhënësi i tij, Artan Grubi, talleshin me Lëvizjen Vetëvendosje duke e nënçmuar dhe quajtur VVC.