Serbia përsëri ka dominuar tregun e Kosovës me mallrat të importuara. Gjatë muajit shkurt, importet nga vendet e CEFTA-së kanë arritur në 50.0 milionë euro. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia me 6.1 për qind Maqedonia 5.3 për qind dhe Shqipëria 3.7 për qind.
Pasi e kishte humbur për një kohë tregun e Kosovës me vendosjen e taksës 100 për qind, Serbia është rikthyer sërish në vendin e parë sa i përket importeve të Kosovës.
Sipas statistikave të fundit të bëra publike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për muajin shkurt 2021 importi nga vendet e CEFTA-së arriti vlerën e 50 milionë eurove.
Dominim të tregut gjatë shkurtit ka pasur Serbia.
“Importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shkurt 2021, arritën në 50.0 milion euro, ose (16.6%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (74.2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.1%), Maqedonia (5.3%),dhe Shqipëria (3.7%)”.
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 149,0 milionë euro, ose (49.4%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (10.4%).
“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14.7%), Italia (5.9%), Greqia (5.7%), Sllovenia (4.4%), etj”.
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 102,5 milionë euro, ose (34.0%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.0%) dhe Kina (9.0%).
Kurse sa i përket eksporteve të Kosovës me vendet CEFTA-së këtë muaj arritën në 16,1 milionë euro, ose (33.4%) të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (10.7%).
Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (13.5%), Maqedonia (10.1%), Serbia (5.0%), Mali i zi (2.7%).
Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 15,5 milion euro, ose (32.0%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: SHBA (16.4%), dhe Zvicra (7.5%).