KV “Universiteti i Tetovës” në finale të kupës së volejbollit

Klubi i Volejbollit Universiteti i Tetovës në konkurencë të meshkujve ka siguruar biletë për në finale të Kupës së Maqedonisë, pasi në gjysmëfinale mundi Shkëndijën 3:0 në sete. Volejbollistët e Universitetit të Tetovës zhvilluan një ndeshje spektakolare, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren. Universiteti i Tetovës e nisi mirë duelin duke avansuar në setin e parë me shifrat 25:18. Pamje të njejta edhe në setin e dytë, ku Universiteti i Tetovës triumfoi me rezultatin bindës 25:16. Reagimi i Shkëndijës në setin e tretë shërbeu sa për të ngushtuar diferencat, pasi në fund festa e gjitha ishte për Universitetin e Tetovës, pasi fitoi setin me shifrat 25:22 dhe gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 3:0 në sete. Universiteti i Tetovës në finalen që do të zhvillohet të dielën do të përballet me Strumicën me fillim në orën 18:00.

Briken Calja i jep dy medalje Shqipërisë ne evropianin për peshëngritje

RUSI-Kampionati Europian i Moskës ka nisur në mënyrën më të mirë për Shqipërinë. Pas Evangjeli Velit që mori dje medaljen Read more

Dardan Dehari, siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Peking 2022” VIDEO

Skijatori nga Tetova, Dardan Deari siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Peking 2022”, pasi në kualifikimin e fundit ai arriti të përmbush Read more

Leave a Reply