“COVID shkofsh e mos u kthefsh”, këndoi Cima në një emision pak javë më parë

Cima ka ndërruar jetë sot më 26 mars pas betejës me COVID-19.

Ka ndërruar jetë sot aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima, shkruan lajmi.net.

Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.

Disa javë më parë Cima ishte i ftuari special në emisionin e Robert Berishës “Robi plaket kur do vetë”, ku edhe i kishte kushtuar një këngë virusit vdekjeprurës i cili e ndau nga jeta sot.

Cima këndonte se COVIDI ishte i poshtër por se nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej.

Sipas Genc Salihut, s’bën Elita 5… i ka këngët e vjedhura

Këngëtari i njohur, Genc Salihu ka qenë i ftuar së fundmi në një program televiziv ku ndër të tjera rrëfeu Read more

A do martohej përsëri Robert Berisha?!

Kohët e fundit kanë qarkulluar në rrjete sociale imazhe të shumta të Robert Berishës me modelen italiane, Maria Bove. Dyshja Read more

Leave a Reply