SHBA-të i dh.urojnë Shqipërisë 29 makina të b.linduara VIDEO

SHBA i ka dhuruar Shqipërisë 29 makina të b.linduara. Ka qenë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila u ka dorëzuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhuratën nga SHBA-të.

“Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose “Humvee”, për Forcat e Armatosura Shqiptare. Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik… Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”. “Defender 21” është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes. Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi.”- tha Ambasadorja Yuri Kim në ceremoninë për dhurimin e mjeteve Humvee për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Euronews / Si apatia e BE ndaj zgjerimit mund të bashkojë Kosovën me Shqipërinë?

Në një vizitë në Shqipëri në mars, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë Read more

Ja kur fillon me punë aeroporti i Kukësit

Ka nisur numërimi mbrapsht. Aeroporti i Kukësit po shkon drejt funksionit dhe pritet që në pak ditë të realizohet edhe Read more

Leave a Reply