Në Shqipëri pritet të fillojë vaksinimi masiv i popullsisë

Vonesat e shfaqura në marrjen e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca përmes iniciativës Covax detyrojnë qeverinë shqiptare që pas vaksinës ruse që mbërriti si dhuratë, të përfshihet në blerjen e vaksinës të krijuar nga Sinovac dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Sipas aktit normativ të publikuar në fletoren zyrtare, blerja nuk do të jetë e drejtpërdrejtë nga Kina, por përmes një kompanie turke e quajtur “Keimen Ilaç”. Në aktin normativ sqarohet se kjo kompani turke është distributor i autorizuar nga firma kineze Sinovac.

Sikurse edhe me kontratat e Janarit me kompaninë Pfizer, kontrata që pritet të lidhet me distributorin turk do të jetë e veshur me atë që njihet sekret tregtar. Qeveria nuk e tregon shumën e vënë në dispozicion për blerjen e vaksinës kineze, por në aktin normativ shkruhet se blerja do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Shikimin e mundësive alternative përveç vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca e paralajmëroi kryeministri Edi Rama dy javë më parë gjatë vizitës në Bruksel. Burime për Top Channel bëjnë me dije se do të vijë një sasi e madhe dozash në Shqipëri nga distributori turk. Sasia nuk dihet për shkak të sekretit tregtar, por burime të besueshme i thanë Top Channel se me këtë sasi do të nisë një vaksinim masiv i popullsisë.

Shqipëria aktualisht ka në përdorim tre lloje vaksinash, të cilat janë Pfizer, e cila mbërriti e para, AstraZeneca me sasi më të madhe me të cilën po vaksinohen mësuesit dhe pedagogët, Sputnik që mbërriti dje si dhuratë e princit të Emirateve të Bashkuara ndërsa me mbërritjen e vaksinave kineze Sinovac pritet të nisë vaksinimi masiv. Vaksinat anti Covid të prodhuara në Kinë po përdoren gjerësisht në Kinë dhe në botë, dsi dhe në Europë.

Euronews / Si apatia e BE ndaj zgjerimit mund të bashkojë Kosovën me Shqipërinë?

Në një vizitë në Shqipëri në mars, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë Read more

Ja kur fillon me punë aeroporti i Kukësit

Ka nisur numërimi mbrapsht. Aeroporti i Kukësit po shkon drejt funksionit dhe pritet që në pak ditë të realizohet edhe Read more

Leave a Reply