Doktorët: Çfarë duhet të bëni nëse e keni kaluar COVID-19

I ftuar pasditen e sotme në ABC doktor Alfred Nona, kardiolog në “Spitalin Amerikan 1”ka folur për të ndërgjegjësuar qytetarët që kanë kaluar COVID-19 që të jenë të kujdesshëm për të shmangur problemet që shkakton koronavirusi në zemër.

“COVID-19 shkakton sëmundje të reja në zemër. Shkakton probleme kardiovaskulare të rëndësishme jo vetëm respiratore. Po ju them se në 25% e pacientëve që shtrohen në spital nga COVID, kanë dëmtim në zemër dhe miokardik, por më tepër dëmtim të zemrës” tha ai.

Por si i identifikojmë, cilat janë simptomat? “Simptomat janë përkeqësimi i frymëmarrjes, dhimbje të kraharorit dhe lëvizje e proteinës në muskulin e zemrës. Shkakton aritmi të ndryshme. Nuk duhet të alarmojmë, por ne na preukopojnë aritmitë madhore. COVID shkakton edhe insuficencë kardiake.

Zemra është një muskul, është pompa që ushqen cdo qelizë të trupit, nëse këtë nuk e bën normalisht nuk funksionon asgjë”.

Një tjetër problem është stresi që ndikon drejtpërdrejt dhe mund të sjellë infarkt. “COVID-19 shkakton edhe infarkt, është 4 apo 6-fishuar nga stresi, adrenalina e tepërt”.

Doktori i njohur kishte një këshillë për personat që kanë qenë të shtruar në spital dhe e kanë kaluar koronavirusin. “Edhe pasi jeni shëruar duhet të merrni holluesin e gjakut. Por jo të gjithë. Kategoria që ka nevojë për hollues gjaku janë obezët, mbi 60-vjeç, pacienti i paralizuar, etj.

Holluesin nuk duhet ta marrim vetëm për 45 ditë, por për shumë gjatë. Por jo të gjithë do të marrin hollues gjaku, vetëm këto që kanë këto karakteristika. Pacientët e shtruar duhet të marrin të gjithë hollues gjaku, ndërsa ata që janë në shtëpi, vetëm 5%, pjesa tjetër më e madhe nuk kanë nevojë” përfundoi ai.

Studimi: “Kërpudhat magjike” janë efektive në luftimin e depresionit

Psilocibina, përbërësi aktiv në kërpudhat magjike, mund të jetë po aq efektive sa një ilaç antidepresiv. Studiuesit krahasuan potencialin terapeutik Read more

Nëse shihni këto vija të bardha te filetot e pulës, mos i gatuani!

Mishi i pulës është jashtëzakonisht i konsumueshëm dhe i lehtë për t’u përgatitur. Për këtë arsye shumë nga ne e Read more

Leave a Reply