A do martohej përsëri Robert Berisha?!

Kohët e fundit kanë qarkulluar në rrjete sociale imazhe të shumta të Robert Berishës me modelen italiane, Maria Bove.

Dyshja shiheshin duke shkëmbyer puthje në buzë, derisa ngjallën aludime se mund të kenë filluar një lidhje dashurie.

Përkundër kësaj, është raportuar se ata nuk janë në lidhje, por ajo çfarë ka ndodhur ka qenë vetëm një flirt mes dyshes.

Për të shuar gjithë kuriozitetin tuaj, Robert Berishën e kishim mbrëmjen e sotshme në Top Albania Radio, në programin “Ndryshe”.

I pyetur rreth këtyre zërave që qarkullojnë nëse ndodhet në një raport dashurie, Roberti thekson se momentalisht po bën një pauzë.

Pas ndarjes, kam menduar që të mos lidhem, kam nevojë për pauzë, i kam dhënë aq shumë dashuri gocës saqë jam harxhu, nuk kam dashuri për goca të tjera…

Gjithashtu një tjetër deklaratë e tij në emisionin “Ndryshe” na lë të kuptojmë se Robert Berisha nuk ka ndërmend të martohet dhe ta bëjë përsëri atë gabim. I pyetur nëse do të martohej sërish, ai jep përgjigjen befasuese:

Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë…

Kujtojmë se pas 13 vitesh dashuri, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë konfirmuar ndarjen e tyre, e vetmja gjë që i lidh ata është vajza e tyre.

“COVID shkofsh e mos u kthefsh”, këndoi Cima në një emision pak javë më parë

Cima ka ndërruar jetë sot më 26 mars pas betejës me COVID-19. Ka ndërruar jetë sot aktori i mirënjohur i Read more

Kemi krizë thonte Ermali, mirëpo ka blejt veturë të re luksoze – FOTO

Ermal Fejzullahu zbuloi se tashmë ka blerë një veturë të re. Këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu është shumë i dashur Read more

Leave a Reply