TAP nis punën, ja çfarë përfiton Shqipëria

Projekti TAP nuk është thjeshtë një tubacion që sjell gaz, por e kthen Shqipërinë në një qendër furnizimi dhe jo vetëm forcon sigurinë energjetike të vendit, por hap mundësi të mëdha investimi duke krijuar zinxhir vlerash për shumë industri. 

Me fillimin e operacioneve tregtare të TAP më 15 nëntor 2020, gazi ka arritur në Greqi dhe Bullgari, si dhe në Itali, përmes pikës së ndërlidhjes Melendugno Rete Gas (SRG). Paralelisht po ecet me projektin e Gazsjellësit Jonik Adriatik (IAP) dhe atë midis Shqipërisë-Kosovës.

Ka mundësi edhe për impiante të magazinimit të gazit, që mund të lidhen me rrjetin rajonal të gazit dhe Shqipëria mund të sigurojë depo rajonale për vendet e tjera të Ballkanit. Për këto zona interes kanë paraqitur shumë kompani të rëndësishme përfshirë ndërkombëtaren ENI.

Një kornizë krejtësisht e re që është një parakusht për të shndërruar vendin në një destinacion shumë më tërheqës investimesh që kërkon një konsum të madh të energjisë, i cili përndryshe do të ishte një sfidë dhe një pengesë e madhe për tu kapërcyer për tregun tonë të energjisë së vogël.

Ka më shumë se një muaj që gazi natyror i sjellë nga Azerbajxhani nëpërmjet gazsjellësit TAP, duke u tranzituar edhe nëpërmjet vendit tonë, ka prekur Italinë. Për Shqipërinë për fat të keq nuk u arrit të kombinohej në kohë që të përdorej direkt për qytetaret shqiptarë ashtu si për qytetarët grekë, bullgarë, italianë, etj. Përdorimi është me një kosto shumë të lirë, deri në 2-3 here më pak nga format tradicionale të energjisë. Çfarë përfiton vendi ynë aktualisht e çfarë mund të përfitojë në të ardhmen e kemi diskutuar me profesorin Lorenc Gordanin, Këshilltar për Çështjet e Energjisë pranë Delegacionit Evropian.

Shqipëria dhe rrjeti ndërkombëtar i gazit TAP tashmë janë një realitet. Çfarë do të thotë kjo për vendin tonë?

Mund te themi se sot konsumi i gazit natyror në vendin tonë është në nivelin shumë minimale dhe vjen kryesisht përmes bombolave të gazit, dhe përdoret për qëllime industriale, si dhe rrjeti aktual i tubacioneve të gazit prej 498 km, i cili është kryesisht jo operacional. Master Plani i Gazit në Shqipëri, i përgatitur ne kuadër të finalizimit të projektit TAP parashikon rritjen e konsumit në vend deri ne 1.6 bill/m3 deri në vitin 2040. Ky vlerësim kaq optimist mund të fillojë duke thëne se Shqipëria ka një traditë historike në gazin natyror. Konsumi u ul nga 1 bm3 në 1982 në 0,01 bm3 në vitet e fundit (rreth 77000 m3 në 2019). Numri i përgjithshëm i puseve të gazit të shpuar është mbi 500, por ai aktiv në rreth 20 puse. Sigurisht, zhvillimet e fundit te sektorit të hidrokarbureve në veçanti zbulimi i Shell-it kane sjelle në rezerva te reja shoqëruese me naftën. Sidoqoftë, zhvillimi i sektorit të gazit natyror është vulosur tashmë me zgjedhjen midis katër projekteve pretendente të tubacionit Trans Adriatik që transportn gazin e Azerbajxhanit përmes Greqisë dhe Shqipërisë në Itali dhe pjesën tjetër të BE, duke vijuar te krijoj ne Shqipëri gjithmonë e me shume mundësi te reja.

Po tani që gazi ka nisur të kalojë nëpër tubacione?

Së pari, me fillimin e operacioneve tregtare të TAP më 15 nëntor 2020, gazi i parë ka arritur në Greqi dhe Bullgari, si dhe në Itali, përmes pikës së ndërlidhjes Melendugno me SNAM Rete Gas (SRG). Por, paralelisht po ecet përpara me projektin e Gazsjellësit Jonik Adriatik (IAP) dhe atë midis Shqipërisë-Kosovës (ALKOGAP). Mbi këtë kohët e fundit ka përfunduar studimi i fizibilitetit te korridorit te gazi prej 618 milion € midis Shqipërisë, Bosnjës dhe Kroacisë dhe 215 milion €  midis Shqipërisë dhe Kosovës, i cili ka parë në vazhdimin mbështetjen e plotë të BE (gjysma nga BERZH) dhe SHBA.

Përfundimi i fizibilitetit te projektit TAP hap tani rrugën për tubacionin 511 km, i cili synon të lidhë Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP) me Malin e Zi, Bosnjën dhe Kroacinë, për ndjekjen drejt qendrës evropiane të gazit në Baumgarten (Austri). Projekti ALKOGAP me gjatësi 215 km, synon të krijojë një rrugë të re furnizimi në jug-lindje të zonës së Ballkanit Perëndimor drejt Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë me një kapacitet vjetor transmetimi prej rreth 2.1 bcm (deri ne vitin 2040). Më 29 Dhjetor 2020 Gazsjellësi Shqipëri-Kosovë “ALKOGAP” u konfirmua nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë si Projekt me Interes të Komunitetit të Energjisë “PECI” (me nomenklaturën Gaz 13). E njëjta gjë vlen për Gazsjellësin Adriatik Jonian, i rekomanduar si Projektit i Interesit të Përbashkët “PCI”.

Këto janë projekte ndërkombëtare: po brenda Shqipërisë si po ecet me ndërtimin e infrastrukturës?

Master Plani i Gazit për të gjithë Shqipërinë është përfunduar, me mbështetjen e një grant prej 1.1 milion euro dhëne nga BE. E njëjta gjë vlen edhe për përgatitjet e vazhdueshme për gazifikimin dhe projektet e infrastrukturës së gazit, veçanërisht për prodhimin e energjisë elektrike (CCLT Vlorë, CCGT Korçë, etj). Sa i përket të ardhmes, mundësi të reja shpalosen nga transformimet në zhvillim.

Në lidhje me Skenarin e Promovimit të Gazit Natyror, parashikimi për kërkesën e gazit natyror për të gjithë sektorët pritet të jetë 1,307 ktoe (1520 Mm3). Ne këtë kuadër depërtimi i gazit natyror përkundrejt furnizimit total të burimeve primare të energjisë pritet të arrije 20% deri në 2030. Sektori i energjisë është konsumatori më i madh i gazit natyror me 720 megavat kapacitet të instaluar deri në vitin 2028, i cili përbën 42% të kërkesës totale për gaz në 2030. Megjithëse depërtimi në sektorin e industrisë fillon para sektorit të shërbimeve, sektori i shërbimeve rritet në 25% të totalit kërkesa në 2030, e ndjekur nga banimi dhe industria me rreth 12% secila. Deri vonë, Shqipëria e ka bazuar konsumin e saj tek burimet hidro.

Energjia nga uji do të vazhdojë të mbetet një prodhues i madh por ngritja e shqetësimeve për mjedisin po ndalon shumë projekte. Për më tepër, prodhimi hidroelektrik është ndër burimet më të vlefshme për t’u përdorur (shitur) në një treg të liberalizuar. Për ketë, shumë shpejt pritet të hiqen kontratat e gjata midis KESH me OSHEE si dhe përgjegjësia e balancimit te KESH për te gjithë sistemin. Në fund, duhet të konsiderohet se një përqindje e caktuar e gazit natyror është e nevojshme për të bërë të mundur realizimin e një porte daljeje.

Në këtë drejtim, duke mbajtur parasysh importet e vendit mesatarisht tek një e treta e nevojave të tij, për të adresuar këtë çështje inkurajohet perspektivat strategjike e investimeve në gaz, të cilat modelojnë më mirë potencialin sfidues të burimeve të rinovueshme duke ofruar mundësi për zhvillimin e projekteve fotovoltaike por edhe erëra prej qindra miliona eurosh, të cilat aktualisht qëndrojnë për shumë vite të fjetura në sirtarë.

A mund të flasim më konkretisht për projekte të mundshme?

Sigurisht. Projekti i parë është Centrali Turbo Gas i Vlorës. Vendi ka një termocentral me karburant me kapacitet prej 98 megavat, që përfaqëson 4% të kapacitetit total të fuqisë së instaluar, i cili nuk është vënë në përdorim që nga ndërtimi i tij në 2011, (për shkak të një dështimi në sistemin e tij të ftohjes).

Në janar 2019, MIE hapi një tender duke ftuar për një partneritet publik-privat (PPP), për të ringjallur termocentralin që shndërrohet në një impiant me gaz natyror dhe ndërtimin e furnizimit të tubacionit me gaz Fier-Vlorë. Vlera e projektit sipas studimit të fizibilitetit është rreth 58.7 milion euro, ndërsa lloji i kontratës përfshin rehabilitimin, funksionimin dhe transferimin pas 20 vjetësh tek autoritetet shtetërore. Dështimi i përpjekjes së parë, është pasuar tani me hapjen e një gare të re për vënien se afërmi në punë.

Projekti i dytë me shumë rëndësi është Turbo GasCentral i Korçës me fuqi 480 megavat i propozuar nga kompania austriake e IVICOM Holding, me realizueshmëri të financuar nga BB/IFC. Ndalimi i përkohshëm i vendosur në projektin CCGT Korça pas reagimeve të disa përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe organizatave mjedisore dhe mbi të gjitha vendimit të autoritetit lokal dhe ministrisë së mjedisit, bëjnë të qartë se ekziston nevoja për një mendim më të mirë të procedurave për të përfituar për vendin nga ky projekt strategjik që lidh Shqipërinë me rrjetin e gazit të Bashkimit Evropian. Së treti ne duhet të themi që Shqipëria ndër të tjera afron edhe një potencial të veçantë të ruajtjes së gazit.

Vendi ka disa zona të përshtatshme për ruajtjen e gazit, përfshirë diapirin e kripës në Dumre dhe fushat e gazit të varfëruar në Divjaka. Bazuar në një studim paraprak të fizibilitetit të paraqitur në Forumin e Tretë të Gazit në Ljubljanë, depozitat e Dumresë mund të kenë kosto më të lira të magazinimit të gazit. Nëse këto impiante të magazinimit të gazit do të lidhen me rrjetin rajonal të gazit Shqipëria mund të sigurojë depo rajonale për vendet e tjera të Ballkanit. Ne këtë kuadër, për këto zona invers kane paraqitur shume kompani te rëndësishme përfshire ndërkombëtaren ENI.

Kush janë përfituesit e mëdhenj të këtij ndryshimi të madh?

Përfituesi i parë i madh i këtij zhvillimi do të jetë veçanërisht industria shqiptare, e cila do të jetë në gjendje të përfitojë nga mundësia e furnizimit të një burimi alternativ që është shumë më i qëndrueshëm dhe me tarifa më konkurruese sesa ato aktuale të energjisë elektrike. Sigurisht që përfitues janë edhe të gjithë llojet e tjerë të konsumatorëve. Ajo që mund të thuhet në përfundim është se përfituese është e gjithë ekonomia e vendit por për këtë duhet një angazhim sa më i plotë. Ne po punojmë për një platformë të shkëmbimit të energjisë elektrike, vendi po ndjek projektine quajtur ALPEX.

Tregu shqiptar ka filluar të shoqërohet/bashkohet me Kosovën dhe pritet të ndjekë në kontekstin më të gjerë, kur është e mundur, me Italinë, Malin e Zi dhe Serbinë (projekti AIMS) brenda afatit të parë të vitit të ardhshëm. Mbetet që të gjithë aktoret do të punojnë që PXs te mbetet në Shqipëri. Për më shumë mbajtja e një burse me vete për përmasat e Shqipërisë do të ishte e vështirë. Projekti TAP nuk është thjesht një tubacion që sjell gaz, por e kthen Shqipërinë në një qendër furnizimi dhe jo vetëm forcon sigurinë energjetike të vendit, por hap mundësi të mëdha investimi duke krijuar zinxhir vlerash për shumë industri. Një kornizë krejtësisht e re që është një parakusht për të shndërruar vendin në një destinacion shumë më tërheqës investimesh që kërkon një konsum të madh të energjisë, i cili përndryshe do të ishte një sfidë dhe një pengesë e madhe për tu kapërcyer për tregun tonë të energjisë së vogël.

Euronews / Si apatia e BE ndaj zgjerimit mund të bashkojë Kosovën me Shqipërinë?

Në një vizitë në Shqipëri në mars, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë Read more

Ja kur fillon me punë aeroporti i Kukësit

Ka nisur numërimi mbrapsht. Aeroporti i Kukësit po shkon drejt funksionit dhe pritet që në pak ditë të realizohet edhe Read more

Leave a Reply