Revolucion në futbollin kinez, pagat do të jenë ndryshe nga bota

Je pranë fundit të karrierës dhe dëshiron të sigurosh një kontratë fitimprurëse? Disa sezone në Kinë dhe llogaria bankare mbushet plot. Kështu ka qenë në vitet e fundit, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

Shpenzimet në Super Ligën e Kinës do të reduktohen duke nisur prej sezonit të ardhshëm. Harrojini rrogat e çmendura, klubet e elitës së futbollit kinez nuk do lejohen të shpenzojnë më shumë se 66 milion paund në sezon për rrogat e lojtarëve.

Ndërkohë, 8.6 milion paund (rreth 10 milion euro) është maksimumi i rrogës që mund të përfitojë një futbollist i huaj gjatë një sezoni futbollistik.

“Ne duhet të marrim masa për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të futbollit profesionist“, deklaroi presidenti i Federatës së futbollit të shtetit të madh aziatik.

A do të vazhdojë kontratën Gjoka me Shkëndijën? Ja përgjigja e tij…

Shkëndija e shqiptarëve të Tetovës ka arritur edhe një tjetër vit të shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut dhe kjo Read more

Përqafimi i lojtarit kosovar me atë serb, imazh i një “bote të re”

Ka marrë shumë vëmendje në mediat italiane dhe jo vetëm, përqafimi mes një lojtari me origjinë kosovare Mërgim Vojvoda dhe Read more

Leave a Reply