Në Kazakistan, temperaturat kanë shënuar deri në -25 gradë celsius e rrjedhimisht dëmet e shkaktuara janë jo të pakta. Në rrjetet sociale në një video të publikuar shihet se si një dre ka ngrirë i gjithi. Një burrë shihet se si vrapon drejt kafshës për t’ia larguar akullin e ngrirë nga fytyra e tij. Ai arrin ta çlirojë drerin nga makthi i vërtetë që po përjetonte, me siguri dhe nga një ngordhje e sigurt.
Paralajmërimi për stuhi të acartë është dhënë për 6 rajone të Kazakistanit.Temperaturat në ditët në vijim pritet të ulen sërish e të shkojnë deri në -42 gradë Celsius.
Në Mongoli gjatë muajit janar temperaturat kanë arritur në -56 gradë celcius duke bërë që shumë kafshë si qen, mace, dele, dhelpra të ngrijnë të gjalla. Siç shihet në fotot e mësipërme, të cilat janë të frikshme, kafshët kanë ngrirë dhe janë kthyer në statuja në mes të borës. Delet dhe antilopa kanë qenë në fushë duke kullotur para se të ngrinin në kushtet e Arktikut.
Moti i keq ka ndikuar dhe në familjet përreth, të cilat janë ndihmuar nga kryqi i kuq ndërkombëtar dhe gjysmëhëna e Kuqe.