Kompania që ka fituar miliarda që nga nisja e pandemisë

Themeluesi i Zoom, Eric Yuan, ka transferuar 18 milionë aksione të tij, me vlerë neto më shumë se 6 miliardë dollar, sipas autoriteteve, që përkthehen në më shumë se 40% e aksioneve në total të platformës së video-konferencës.

Yuan ka regjistruar vetëm vitin e fundit një rritje të “çmendur” të pasurisë së tij përmes përdorimit të platformës Zoom, që nga nisja e pandemisë, duke u bërë një nga miliarderët më të rinj në periudhë krize.
Yuan e themeloi Zoom në 2011, por në 2019 u listuan në tregun amerikan, duke u shndërruar prej asaj periudhe zyrtarisht në një miliarder. Sot, sipas prestigjiozes Forbes, pasuria e tij neto është 13,7 miliardë dollar.

Zëdhënësi i Zoom tha se transfertat e aksioneve janë të lidhura me praktikat e planifikuara të vetë z.Yuan në pasuritë e tij të paluajtshme e të ndara në mënyrë të barabartë mes tij dhe të shoqes.

Vlera e aksioneve të Zoom është trefishuar në 12 muajt e fundit dhe sot vlerësohen në treg në shumën e 100 miliardë dollarëve.

10 njerëzit më të pasur në botë, fakte dhe shifra për vitin 2021

Ka qenë një vit si asnjë tjetër. Numri i miliarderëve në klasifikimin e 35-të vjetor të Forbes, të njerëzve më Read more

Serbia përsëri dominon tregun e Kosovës

Serbia përsëri ka dominuar tregun e Kosovës me mallrat të importuara. Gjatë muajit shkurt, importet nga vendet e CEFTA-së kanë Read more

Leave a Reply