Ju ka marrë malli?! Seriali i famshëm “Rebelde” rikthehet së shpejti…

Telenovela e famshme ‘Rebelde’ u transmetua në Shqipëri në vitin 2008 dhe në atë kohë ka thyer rekorde shikueshmërie. Të gjithë adoleshentët e të rinjtë u fiksuan me aktorët më kryesorë të cilët ishin: ‘Roberta’, ‘Diego’, ‘Migel’, ‘Mia’, ‘Lupita’ dhe ‘Xhonavi’.

Ribashkimi i artistëve nuk ka ndodhur ende, por lajmi i mirë është që “Rebelde” po vjen në Netflix! Në fakt, jo vetë ata por një kast i ri, me të njëjtën histori. Ka qenë vetë “Netflix” që ka konfirmuar rikthimin e të rinjve në “Elite Way School”. Kasti është zëvendësuar me aktorë të rinj, të cilët do të zhvillojnë skenat në të njëjtën shkollë, “Elite Way School”.

Personazhi i vetëm që do të luhet nga aktorja origjinale është ai i Celina Ferrer, por kësaj here vjen si drejtoreshë shkolle. Pjesë e kastit të ri do të jenë: Azul Guaita, Sergio Mayer Mori, Andrea Chaparro, Jerónimo Cantillo, Lizeth Selene, Franco Masini, Giovanna Grigio dhe Alejandro Puente. Ende nuk dihen rolet e tyre përkatëse, por mbetet të presim!

 

Sipas Genc Salihut, s’bën Elita 5… i ka këngët e vjedhura

Këngëtari i njohur, Genc Salihu ka qenë i ftuar së fundmi në një program televiziv ku ndër të tjera rrëfeu Read more

“COVID shkofsh e mos u kthefsh”, këndoi Cima në një emision pak javë më parë

Cima ka ndërruar jetë sot më 26 mars pas betejës me COVID-19. Ka ndërruar jetë sot aktori i mirënjohur i Read more

Leave a Reply