Ana e errët e Katarit, 6500 të vdekur për Botërorin 2022

Katari po zhvillohet me shpejtësi marrëmendëse, ndërtesa, hotele, stadiume të rinj, por pas këtyre dritave vezulluese fshihet një detaj shumë i rëndë. Çdo ditë shtohen viktimat mes punëtorëve, pothuajse të gjithë të huaj, që punojnë për ndërtimin e stadiumit dhe infrastrukturave të tjera të kompeticionit.

Sipas një hetimi të së përditshmes britanike The Guardian, për momentin janë mbi 6.500 punëtorët emigrantë që kanë humbur jetën në kantieret e realizuar për të pritur vitin e ardhshëm kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Punëtorët e vdekur janë kryesisht nga India, Nepali dhe Bangladeshi, por edhe nga Pakistani, Sri Lanka, Filipine dhe nga Kenia, që punonin në kushte çnjerëzore për të respektuar afatet për ndërtimin e një numri strukturash të paprecedentë në një zonë gjeograke që nuk kishte asnjë.

Përveç shtatë impianteve sportive të reja dhe restaurimit të 4 të tjerëve, ka edhe rrugë, aeroporte, infrastruktura për mjetet publike, hotele dhe krijimin e qyteteve të tërë, të projektuar mbi qendra urbane ekzistuese. Një kantier gjigant ndërtimi kombëtar që po i kushton jetën shumë punëtorëve të privuar nga të drejtat.

Leave a Reply