17 vjeçari shqiptar vdes nga Kovid19

Një 17 vjeçar nga Elbasani ka ndërruar jetë sot në spitalin Covid-2. Mësohet se prej një jave ai ishte i shtruar në spital, pasi u infektua me Covid. Ai kishte shkuar në spital me mushkëritë 100% të prekura, dhe prej një jave ishte në terapi intensive.

Burime zyrtare për News24, bënë me dije se ai nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë, edhe babai i tij është në gjendje të rëndë i shtruar në spital.

Ministrja e Shendetsise: Bëj një thirrje dhe apel për të gjithë qytetarët që t’i drejtohen Urgjencës Kombëtare 127 dhe për të bërë vlerësim në rast kur ndjejnë se kanë shqetësime. Kush dyshon se është infektuar me koronavirus të kontaktojë mjekun e familjes. Është e vetmja mënyrë që të përgjigjemi nëpërmjet protokolleve bashkëkohore. Nuk ka asnjë medikament që mungon për trajtimin e kovidit.”,– u shpreh ministrja Manastirliu.

Leave a Reply