Shtrenjtohen derivatet e naftës

Shkup – Tani më disa javë me radhë në mënyrë graduale janë duke u shtrenjtuar çmimet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen nga një denarë, ndërsa EURODIZELI dhe Vaji Ektra i Lehtë për Amvisëri për gjysmë denarë.

Në përputhje me vendimin një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 64,5 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 66 denarë.

Një litër EURODIZEL do të shitet për 55 denarë, ndërsa Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të jetë 44 denarë për litër.

Leave a Reply