Fotografia për të cilën e tërë bota e boksit po duartroket

Oscar Valdez e përmbushi ëndrrën jetësore të shtunën në mbrëmje duke u bërë kampion i botës në peshën e pendës në WBC, pasi e mposhti Miguel Bercheltin. Megjithatë, ajo që u veçua nga kjo mbrëmje ishte përulësia e Valdezit.

Goditja e cila ia fitoi atij luftën ishte brutale dhe kishte caste shqetesimi për mirëqenien e Bercheltit.

Valdezi shkoi afër dhe u ul në gjunjë pranë Bercheltit, ku ai po trajtohej ulur në një karrige. Ai bisedoi me të për disa minuta duke treguar respekt dhe shqetësim për të.

Valdez e tregoi anën e tij njerëzore edhe në Instagram më vonë, ku shkroi:

“Dëshiroj t’ia uroj të gjitha të mirat mikut tim Brechelt. Jam i sigurt se ai mund të bëhet kampion bote përsëri, sepse është luftëtar i mirëfilltë. Asgjë pos respektit për të. Shpresoj se do të rikthehesh së shpejti në ring, kampion”, shtoi ai.

Karateisti nga Tetova Driton Halimi, i pari në Kosovë – VIDEO

Karateisti me perspektivë nga Tetova Driton Halimi në turneun memorial "Mësuesi Mustafë Blakaj" në Kosovë ka fituar vendin e parë. Read more

Arabia Saudite, ofertë e çmendur për të organizuar meçin Xhoshua-Fjuri

Një shumë prej 150 milionë dollarësh ka arritur së fundit nga Arabia Saudite për të organizuar duelin e madh të Read more

Leave a Reply