“Vlon tek Aleanca për Shqiptarët, pritet shpërthimi”

Mbrëmë në Tetovë Aleanca për Tetovën zhvilloi punimet për degën e Tetovës ku ishte planifikuar të zgjidhet kryetari i ri i degës. Burime të sigurta pranë Aleancës për Shqiptarët sot kanë thënë për portalin Shqipmedia se ka shumë pakënaqësi rreth emërimit të Muzafer Etemit si kryetar dege. Struktura e degës së Aleancës ishte përgaditur që me aklamacion për kryetar të degës të zgjedh Gadaf Uzairin njëri ndër themeluesit e Aleancës për Shqiptarët dhe më kountributori për rritjen e kësaj partie në teren.

Mirëpo gjithçka ka ndryshuar netët e fundit kur është caktuar mbledhja e kuvendit në restorantin e familjarit të afërt të ish oligarkut të BDI-së Hazbi Likës. Së fundmi del opsioni i Muzafer Etemit si kryetar i cili njëherit deri dje ka qenë anëtar i devotshëm i BDI-së Ali Ahmetit ndërsa tani është instaluar nga grupi i Hazbi Likës në degën e Tetovës tç ASH-së.

Nuk ka asgjë kontestuese për afrimin e anëtarëve nga partitë tjera flasin burimet e Shqipmedias në kushte anonimiteti mirëpo kjo metodë ka qenë tipike në PDSH-në e Thaçit prej nga kemi ikur pikërisht për këto veprime të ngjajshme. Anëtarët që i bashkohen partisë Aleanca për Shqiptarët njëherit duhet të dëshmojnë veten e tyre pastaj të konkurojnë nëpër organet partiake.

Kjo shumë na ka zhgënjyer që themeluesi i partisë nuk bëhet kryetar dege ndërsa instalohen strukturat e deri djeshme të BDI-së. Si duket Ali Ahmeti përmes dorës së zgjatur arriti të fus përçarjen edhe tek ASH-ja. Grupacioni i cili ka folur për portalin Shqipmedia ka thënë se kjo nuk do të përfundoje me kaq ndërsa këto ditë Ziadin Sela do të shofe se sa jemi dhe kush jemi.Shqipmedia

Leave a Reply