Mbrëmë janë kapur nga policia në rrethinën e Tetovë dy persona me armë të ftohtë dhe me substancë të dyshimtë.
Me 20.01.2021 rreth orës 22:45 policia e Tetovës ka kapur dhe dërguar në polici O.V (42) nga fshati Pirok dhe B.L (40) nga Tetova pasi tek gjatë kontrollit tek to është gjetur thikë dhe pluhur i bardhë.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritet padi adekuate, transmeton lajmin e policisë portali Shqipmedia.