Studimi: Doza e parë e vaksinës “Pfizer” e “BioNTech” 75% efektive!

Një studim në Izrael zbuloi se doza e parë e vaksinës anti-COVID e kompanive “Pfizer” e “BioNTech” është 75% efektive. Revista mjekësore “The Lancet ” publikoi rezultatet e studimit të kryer nga “Sheba Health Center” në shtetin hebraik.

Sipas këtij studimi, shkalla e infeksionit u ul me 75% ndërsa e simptomave me 85% në periudhën mes 2 dhe 4 javëve pas vaksinimit. Kjo në më shumë se 7 mijë punonjës shëndetësorë në Izrael ku doza e parë e vaksinës u aplikua në janar.

Ekspertët thonë se një gjë e tillë, mbështet pikëpamjen se doza e dytë mund të aplikohet më gjatë se 3 javë. Ndërkaq, theksohet se numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës mund të rritet në një kohë të shkurtër. Sipas mjekut Prof. Dr. Arnon Afek studimi i tyre mbështet vendimin e qeverisë britanike për të filluar dhënien e një doze të vetme të vaksinës për qytetarët e saj.

Leave a Reply