Fiton UT-ja dhe Shkëndija

FITOJNË EDHE LIRIA, HUMBË DIBRA VOLEJ

Në kampionatit republikan të volejbollit mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së katërt në kategorinë e meshkujve dhe java e pestë në at të femrave. Ekipi i studentëve të Universitetit të Tetovës, mbrëmë në transfertë mundi Vardarin e Shkupi me rezultatin 0:3 duke e siguruar pozitën e dytë në garat e plaj off-it ku edhe do të vendoset titulli i kampionit.

Studentët e ekipit të Universitetit të Tetovës denjësisht iu hakmorën Vardarit për disfatën në pjesën vjeshtore në Tetovë. Kësaj radhe ekipi i studentëve në Qendrën Sportive “Kalaja” në Shkup fituan me rezultatin maksimal 0:3 në sete 11:25, 13:25 dhe 16:25. Lideri në renditjen e tabelës ka shënuar fitore të sigurt kundër Borecit në Veles 0:3. Fitore të sigurt mbrëmë ka shënuar edhe Shkëndija ndaj Vesna Probishtipit 3:0, ndërsa Liria e Zherovjanit në Shtip mundi ekipin UGD Shtipi me rezultat 3:0. Dibra Volej është skuadra e vetme që akoma nuk ka të fituar asnjë pikë në këtë kampionat.

Në kategorinë e femrave u zhvilluan ndeshjet e javës së pestë. U shënuan këto rezultate: Nakovski Volej – Vardari Vajzat 0:3, Rabotniçki Shkup – Universiteti i Tetovës 3:1, Janta Volej Forca – Bamikori 3:0, UGD Studenti – Makedonija Maks 1:3, Uskana – Pelisteri Volej 0:3 dhe Viktori Volej – Fita Fan Volej 1:3. Ndeshja Strumica Vajazat – JV Kisela Voda luhet sonte./KlanM

Leave a Reply