Dehari nga Tetova i 31-ti në garën e sotme botërore në skijim

Skiatori nga Tetova, Dardan Dehari është gjendur në mesin e 100 skiatorëve më të mirë botërorë, kjo sepse ka marrë pjesë në finalen e Kampionatit Botëror të Sijimit Aplin që u mbajt Kortina të Italisë, shkruan TV21.

Finalja është mbajtur sot, dhe ai ka arritur të radhitet në vendin e 31.

Medaljen e arit e mori skiatori nga Norvegjia, Sebastian Fos-Solevag. Norvegjia e mori edhe medaljen e bronztë me Henrik Kristofersen. Ndërkaq, i dyti u radhit austriaku, Adrian Pert.

Mr. Sc. Dardan Dehari, është edhe asistent në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Tetovës.

🇦🇱Erion Tolaj vendi i 29 ne Botë 👏🏻
🇲🇰Dardan Dehari vendi i 31 ne Botë
🇽🇰Albin Tahiri vendi i 32 ne Botë

Leave a Reply