Gjest i madh i lojtarit të Milanit, u’a paguan borxhin bashkëfshatarve

Disa futbollistë kanë zemër të madhe. I tillë është edhe mesfushori i Milanit, Ante Rebic, që edhe një herë ka treguar veten të jetë një njeri me zemër të madhe brenda fushe (kur sakrikon për shokët), por edhe jashtë saj, me një gjest fantastik për të ndihmuar fshatin e vendlindjes.

Portali kroat Novizivot raporton se si Rebic ka shkuar në ndihmë të banorëve të Donji Vinjani, një fshat i vogël në Kroaci ku lindi dhe u rrit sulmuesi kuqezi. Ai ka shlyer borxhet e 500 banorëve në fshat, që është vetëm një shenjë tjetër që ai nuk i ka harruar rrënjët e tij.

Jo vetëm kaq, Rebic ka dhuruar 10 mijë euro për të ndihmuar financimin e ndërtimit të një objekti të ri për rehabilitimin dhe edukimin e fëmijëve. Përveç kësaj, Rebic ndihmoi gjithashtu një vajzë dy-vjeçare të quajtur Mile Roncevic të merrte trajtim për leuçeminë në Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply