63% e shqiptarëve notë pozitive mandatit të dytë të Ramës

Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, janë duke prezantuar sondazhin e tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit, që vjen 65 ditë para zgjedhjeve.

Në përgjithësi si e gjykoni qeverinë Rama në këtë mandat të dytë? Sipas sondazhit të realizuar nga Piepoli, 16 % e qytetarëve të përfshirë e cilësojnë të shkëlqyeshëm mandatin e dytë të qeverisë Rama.

Ndërkohë pjesa më e madhe, më konkretisht 33% e vlerësojnë mirë, 14% mjaftueshëm ndërsa 18 % e konsiderojnë të dobët. Gjithashtu një pjesë e mirë e qytetarëve, 19% e cilësojnë të keq 4-vjeçarin e dytë të qeverisë socialiste.

Leave a Reply