5 kandidatët e listës së Vjosa Osmanit që bëhen deputete

Lista “Guxo” e Vjosa Osmanit pritet që në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës të përfaqësohet me 5 deputetë.

Sipas burimeve të Indeksonline pjesë e Kuvendit të Kosovës nga lista “Guxo” do të jenë: Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Doarsa Kica, Faton Peci dhe Haxhi Avdyli.

Nga informacionet e deri tashme, Vjosa Osmani ka mbi 220 mijë vota, kurse Donika Gërvalla do të ketë mbi 40 mijë vota.

Kandidatja, Doarsa Kica do të ketë mbi 9 mijë vota, kurse Faton Peci dhe Haxhi Avdyli kanë mbi 20 mijë vota.

Këta 5 kandidatë tashëm e kanë siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Por, gjasat janë që Lista “Guxo” të jetë më e gjerë në legjislaturën e re.

Leave a Reply