Kina i dhuron dhjetëra mijëra vaksina Malit të Zi

Republika Popullore e Kinës miratoi një donacion prej 30,000 vaksinash kundër koronavirusit për Malin e Zi, bëri të ditur Qeveria malazeze.

Sipas njoftimit të saj për media, vaksinat Sinovac pritet të arrijnë së shpejti.

Një ditë më herët, në Mal të Zi arriti një donacion i Serbisë, prej 2,000 vaksinash ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

Mali i Zi ka normën më të lartë të të infektuarve me koronavirus në Ballkanin Perëndimor.

Të enjten, autoritetet atje raportuan edhe për 484 raste të reja, pas testimit të 1,901 mostrave.

Numri i viktimave nga koronavirusi në këtë vend ka arritur në 926.

Mali i Zi, me rreth 620,000 banorë, aktualisht ka 8,468 raste aktive me koronavirus.

Kosova dhe Mali i Zi janë dy vendet e vetme në Ballkanin Perëndimor që nuk kanë nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.

Leave a Reply