Lidhja futbollistike komunale TETOVË, si anëtare e FFM-së, ku përkasin të gjitha klubet e futbollit nga qytetit i Tetovës, përmes këtij NJOFTIMI ju informon se nga data 17.02.2021 në LFK TETOVË ka ndryshime të reja (të bashkangjitur keni Gjendjen aktuale nga RQiRMV) lidhur me personin e autorizuar (Kryetari) respektivisht personin që udhëheq me LFK TETOVË.
Marrë parasysh që ditëve të fundit u paralajmërua për të ashtuquajturin “kuvend i LFK TETOVË” i cili duhej të mbahet më 18.02.2021, ju informojmë se ky kuvend prolongohet për shkak të mospajtimeve të Statutit të FFM-së dhe Ligjit për sport, gjegjësisht mos respektimin e rregullativave ligjore nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Në pajtim me tekstin e lartëpërmedurat, LFK TETOVË distancohet nga rregulloret e paligjshme dhe njëkohësisht i respekton të gjitha ligjet, rregulloret dhe të drejtën pozitive në RMV.
Për kuvendin e ri zgjedhor të LFK TETOVË, të gjitha klubet e futbollit, punëtorët sportiv, trajnerët sportiv, referët sportiv dhe kontrollorët si dhe publiku i tërë do të informohet në kohë.
Kryetar Memet Abdiu
Tetovë, 17.02.2021
Kopje nga Regjistri Qendror kliko ne vazhdim: TEKOVNA