Zbulohet bolidi i parë për sezonin e ri në F1- VIDEO

McLaren është i pari nga skuderitë e Formula 1 që zbuloi makinën e re për sezonin e ardhshëm. MCL35M do t’i besohet ambicieve të ekspertit australian Daniel Ricciardo, i cili arrin nga Renault në vend të pilotit spanjoll të Carlos Sainz, si dhe talentit britanik Lando Norris.

Risia kryesore në McLaren është ndryshimi i motorrit, me kalimin nga njësia e energjisë Renault, në atë Mercedes. “Ne jemi duke u përpjekur për të mbyllur hendekun me ekipin e Mercedes dhe ne presim që të jemi më të shpejtë këtë vit,” – tha shefi Zak Broën.

“Shpresoj që përvoja dhe motivimi im të më lejojnë të përfitoj sa më shumë nga betejat e mia”, – tha australiani 31-vjecar Ricciardo, i cili gjithashtu do të duhet të merret edhe me konkurrencën e Norris, i cili është dhjetë vjet më i ri, por që tashmë ka treguar të gjitha aftësitë.

Leave a Reply