Bayern, afro 1 miliard euro në Champions

Me transformimin historik nga Kupa e Kampioneve në Champions League në sezonin 1992-1993, klubet pjesëmarrëse kanë përfituar më shumë. Ky është viti i njëzet e nëntë që ekziston Liga e Kampioneve në formatin e ri.

Finalja e parë daton në 1993, e fituar nga Marseille kundër Milanit. kampionët francezë asokohe fituan 3.7 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë që u mundën 4.2 milionë. Kjo sepse Milan kishte të ardhura më shumë nga të drejtat tv. Që atëherë, Champions ka shpërndarë 20 miliardë euro në 145 klube të kualifikuara.

Bayern ka arritur kuotën e jashtëzakonshme prej 988 milionë euro të përfituara që sezoni i parë. Në fund të sezonit aktual me siguri do të arrihet 1 miliard euro. Gjermanët kapërcyen Real Madrid të vendit të dytë, që kanë përfituar 6 milionë euro më pak. Plotëson podiumin Barcelona me 940 milionë euro fitime nga Champions.

Leave a Reply