ZYRTARE/ Isa Mustafa dorëzon postin e kryetarit

Isa Mustafa ka bërë të ditur zyrtarisht se jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së dhe se pritet që të thërras mbledhje të re të Kuvendit të partisë.

“Dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së e kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së, për zgjedhje të një kryetari të ri të LDk-së në një periudhë të shpejtë kohore.Në mënyrë që LDK sa më shpejtë të ketë kryetarin e ri”, tha ai.

Mustafa tha se ndjen përgjegjësi dhe se do të ruaj LDK-në dhe të kthehet si forcë politike pasi i duhet Kosovës.

“Unë po e thërras Kuvendin dhe është shenjë që unë po tërhiqem. Së shpejti Kuvendi i LDK-së do ta zgjedh kryetarin e ri. Do të ulemi dhe të shohim se çfarë interesimi kemi për kryetarin e LDK-së, ose do të kemi konkurrencë mes kandidatëve që procesi të shkojë sa më mirë./

Leave a Reply