Kapen me kanabis dy adoleshent nga Tetova

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se një 17 vjeçar dhe një 18 vjeçar janë kapur me marihuanë, për çfarë janë arrestuar nga policia.

“Më 14.02.2021, rreth orës 14:15, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policor nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria B.M.(18) dhe një 17 vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të tyre, është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftim.

Shtojnë, se pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohen shkresa adekuate.

Leave a Reply