Flamur Aliji, aktori tetovar që synon Holivudin

Sukseset e aktorit tetovar Flamur Aliji nuk kanë të ndalur, këtë më së miri ai dëshmon me pjesëmarrjen në filmin i cili ka përmasa botërore ‘Chocolate Man’, 

Chocolate Man, është filmi i cili pritet që së shpejti të jetë para publikut ku rolin kryesor e luan aktori i njohur tetovar Flamur Aliji.  Filmi Chocolate Man ende është një mister për të gjithë simpatizuesit e  kinematografisë por i njëjti ka shfaqur interes të veçantë edhe te publiku shqiptar. Kjo dëshmohet edhe me interesin e mediave shqiptare, të cilët përmes emisioneve të ndryshme, kanë zhvilluar intervista me aktorin Flamur Aljiji për të treguar rreth të papriturave dhe befasive që do t`i shfaq në film. Edhe pse Alijiji nuk jep shumë detaje për filmin, shprehet i bindur se Chocolate Man, do të pushtojë kinematografinë gjermane por edhe më gjerë.

Filmi është i prodhuar nga produksion gjerman, por është i realizuar në gjuhën angleze. Aty e kam rolin kryesor me disa ushtarë të tjerë dhe i njëjti film ka arritur shumë. Për mua ky është një ndër filmat më të mirë deri më tani. Filmi ende nuk është shfaqur. E kanë pranuar në festivale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Njujork por për shkak të pandemisë ende nuk është shfaqur, shprehet aktori Flamur Aljiji.

Aktori i njohur tetovar Flamur Aljiji veten e gjenë në komedi dhe filma aksion. Këto janë dy zhanret që i pëlqejnë më së shumti, por sipas tij, janë edhe kërkesa të fansave të cilët në shumicën e rasteve ia rekomandojnë filmat e këtyre zhanreve.

Shumica e fansave preferojnë që unë të ndjek rrugën të cilën e luajtur në filmin. Ata më thonë se më mirë më shohin në komedi dhe aksion, dhe unë sigurisht se i kam parasysh kritikat e tyre pasi më bëjnë mirë në profesion, shprehet aktori Flamur Aliji.

Aktori Flamur Aljiji, Fakultetin e aktrimit e ka kryer në periudhën 2014 – 2017 në Berlin. Deri më tani, ka realizuar 23 projekte ndërsa në përgatitje e sipër janë edhe dy projekte të tjera të cilët së shpejti do të bëhen edhe publike. /KlanMacedonia

Leave a Reply