Strakosha, largohet nga Lacio për një skuadër në Bundesligë?!

Tomas Strakosha, portieri i Lazios që humbi vendin e titullarit me ardhjen e Pepe Reinas, në një deklaratë për “Sky Sports” në Gjermani, potencoi është duke hapur një lamtumirë të mundshme në verë. Strakosha nuk është më në planet e Inzagit dhe mund të largohet në verë.

“Unë jam i hapur për sfida të reja. Lazio është si një shtëpi e dytë për mua, por Bundesliga është një kampionat shumë interesant. Mund të jetë një hap i shkëlqyeshëm në karrierën time”, tha fillimisht Strakosha.

Borussia Dortmund? Ata janë një klub i shkëlqyeshëm me ambicie të mëdha. Është e qartë se ata janë një klub interesant që ka gjithashtu një stadium të pabesueshëm. Do të gënjeja po të thosha se nuk më interesonte”, tha mes tjerash Strakosha.

Leave a Reply