Pse domatja nuk e ka më atë shijen dhe aromën e dikurshme?

Në kërkim të domateve të vërteta, atyre me lëng dhe me shije apo aromë karakteristike, shpesh do të zhgënjehemi, veçanërisht nëse i kërkojmë në supermarket.

Një studim jep një përgjigje për këtë pyetje dhe tregon se 93 për qind e domateve nuk kanë versionin e gjenit që u jep atyre aromën e veçantë. Përkundër faktit që mendojmë se fajtori është modifikimi gjenetik, në fakt shkaku qëndron te kultivuesit, d.m.th., te përpjekja e tyre për të përfituar sa më shumë nga domatet, në kuptimin ekonomik.

Me kalimin e kohës, gjenet që përmirësojnë shijen humbin ose zgjidhen negativisht gjatë procesit të riprodhimit. Kjo është arsyeja pse domatet e sotme nuk kanë shumëllojshmëri gjenetike, e kësisoj  shije dhe aromë karaktaristike, shkruan BigThink.

Leave a Reply