Koha e Albin Kurtit nuk do zgjasë shumë!

Nga Dritan Hila

Albin Kurti duket i pandalshëm në rrugën e tij drejt fronit kryeministror. Me udhëheqjen e PDK-së të nxjerrë jashtë loje nga faktori ndërkombëtar me ndihmën e serbëve; me një LDK tashmë të plakur; me partiçka që as e kanë idenë nëse po konkurojnë për komunat e Kosovës si krahinë autonome nën Serbinë apo Republikën e Kosovës, Albin Kurti e ka të sigurtë fronin.Edhe elementët e moderuar të Kosovës të cilët janë të qartë që populizmini tij është joproduktiv, mendojnë që ndoshta është e mira që LVV të provohet më pushtet dhe dështimi i saj të bëjë esëll votuesit.

Kjo logjikë mund të ishte e drejtë në kushte normale. Por Albini nuk është normal dhe Kosova nuk është normale. Hungaria mund t’ia lejojë vetës luksin që të provojë një të ç’ekuilibruar. Polonia po ashtu. Madje edhe Shqipëria. Por jo Kosova. Kosova nuk është shtet normal. Kosova është shtet artificial. Kosova është një krahinë historike e Shqipërisë, (pavarësisht se tani na paska lindur indentiteti kosovar), e cila për një sërë rrethanash është bërë shtet i pavarur. Por nuk ka as historinë si shtet, as sipërfaqen, popullsinë apo gjuhën. Janë pjesë integrale e Shqipërisë. Dhe si e tillë nuk mund të luajë lojë të rëndë që pretendon Kurti, apo Ramushi para tij.Votuesit e Albinit mendojnë se ai do zhduke korrupsionin. Një vrimë në ujë do bëjë. Në shoqëri të varfra korrupsioni është prezent. Urinë e stomakut nuk ka Albin që e tremb. Do dështojë.

Ndjekësit e tij mendojë se do ja vërë kufirin te thana Serbisë. Asgjë nuk do bëjë. Me kaçakë si Albini, Serbia e ka më kollaj. Ramushi para tij dhe tani Albini nuk do ta bashkojnë Shqipërinë me Kosovën. E nisi Ramushi me të madhe dhe përfundoi që firmosi 8.000 hektarë për Malin e Zi. Edhe Albini do ulet si Çeçua për bisedime me Serbinë. Se kur u ul Ramushi, Albini dhe ndjekësit e tij që nuk dinë si shkrehet pushka, do ulen se s’bën.E vetmja e mirë që mund t’i bëjë Albini Kosovës, është që mos ta prishë me perëndimin. Nëse vazhdon me grandomaninë që e ka nisur, ka rrezik të përfundojë në një kurs përplasjeje me miqtë që e bënë atë shtet.

Kurti është i djallëzuar. Ai e di se perëndimi nuk mund ta hajë turpin me bukë dhe të shkrijë një shtet vetëm se një aventurier është në krye të tij. Me shumë gjasa do ta rrëzojnë për pak kohë. E vetmja shpresë është që kjo periudhë të ketë sa më pak dëme.Ndërkohë PDK-ja ka nxjerrë ne pah një brez të rinj të shkolluar në perëndim që fillon nga Enver Hoxhaj dhe përfundon tek militantët e UÇK-së. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe LDK-ja. Era e Albinit nuk do jetë e gjatë. Ndërkohë ata qe do marrin udhëheqesinë duhet të jenë gati që të riparijnë gafat që do bëjë Kurti në qeverisje, dhe ta çojnë Kosovën përpara.

Leave a Reply