Vajza e Eli Farës fejohet zyrtarisht me biznesmenin e njohur

Marina Fara prej kohësh e kishte mbajtur shumë diskret jetën e saj private, por së fundmi bëri publike për herë të parë partnerin e saj. Marina postoi një foto krah tij dhe mes komenteve dalloi e ëma, Eli Fara, e cila duket se e ka miratuar këtë lidhje. “Jeta ime”, komentonte Eli.

Këtë fund janari Marina dhe partneri i saj udhëtuan në Dubai, ku mes fotove të shumta, bukuroshja nuk ngurroi të publikojë dhe një foto me partnerin.

“Panorma Plus” ka mësuar se partneri i Marinës quhet Alis Hysa, 40 vjec dhe është pronar i një rrjeti restorantesh dhe hotelesh.

Cifti janë fejuar zyrtarisht dhe udhëtimi drejt Dubait ishte pikërisht për të festuar këtë hap.

Burime kanë treguar se Marina dhe Alis janë njohur nëpërmjet një mikeshe të përbashkët.

Gjithashtu bëhet e ditur se biznesmeni është vëllai i boksierit Nelson Hysa.

Mikeshat e Marinës kanë zbuluar se cifti po mendojnë martesën dhe dasmën do ta mbajnë sipas traditave në Shkodër.

Leave a Reply