Vedat Muriqi pas një fillimi të vështirë në Lazio po fillon të shkëlqejë.
Muriqi pasi shënoi golin e parë në Kupën e Italisë, ka shënuar sërish për Lazion, kësaj radhe në Serie A apo kampionatin italian të futbollit.
Lazio mundi Atalanta në udhëtim 1:3, ku golin e fundit e realizoi sulmuesi nga Prizreni. Ai shënoi në minutën e 79-të.
Sigurisht se në ndeshjet e ardhshme pritet edhe më shumë nga futbollisti i Kosovës, i cili ishte transferuar në Lazio nga Fenerhace për 20 milionë euro.
🇽🇰🇮🇹MURIQI SCORES HIS FIRST SERIE A GOAL VERSUS ATALANTA!
— Kosovans Abroad (@KosovansAbroad) January 31, 2021