Deputeti i AAA-së:Do të kërkojmë të prishet konkursi për Avokatin e Popullit!

Nominimi i kandidatit për Kryeministër Naser Zyberit për Avokat të Popullit është tallje e rëndë e BDI-së me qytetarët, thotë deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd.

“Si pritni të mbrohen të drejtat e qytetarëve përballë institucioneve shtetërore nga një person i cili është kryekëput i Qeverisë. Kandidati për kryeministër po emërohet Avokat i Popullit kjo është tallje me qytetarët dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Nuk e di cili qytetarë nesër do të shkoj të kërkojë drejtësi në këtë institucion”, thotë Rexhepi-Zejd.

Leave a Reply