Zgjidhet trajneri më i mirë i dekadës së fundit

Diego Simeone ka bërë një punë të shkëlqyer me Atletiko Madridin, pavarësisht se klubi spanjoll nuk shpenzon shifra të çmendura në krahasim me skuadrat e tjera europiane.

Pas gati një dekade nën drejtimin e kryeqytetasve, puna e palodhur e trajnerit është shpërblyer. Organizata botërore e statistikave IFFHS ka renditur trajnerët më të mirë në botë, për dekadën e fundit.

Duke marë parasysh arritjet për çdo vit të trajnerëve, sipas kësaj statistike Diego Simeone ka rezymen më të mirë, duke lënë kështu pas dhe Guardiolën, i cili renditet në vendin e dytë. Klop renditet në vendin e tretë, ndërsa Jose Murinjo mbyll TOP-4.

Leave a Reply