Gjermania nuk do të heqë kufizimet

Gjermania nuk do të jetë në gjendje të heqë të gjitha masat që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit në fillim të shkurtit, tha ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn.
“Një gjë është e qartë: nuk do të jetë e mundur të shfuqizohen të gjitha kufizimet më 1 shkurt”, i tha Spahn radios Deutschlandfunk të mërkurën, duke shtuar se do të duheshin edhe dy ose tre muaj për të arritur efektet e fushatës së vaksinimit.

Revista Bild raportoi të martën se kancelarja, Angela Merkel, kishte thënë në një takim të ligjvënësve se masat aktuale të izolimit mund të zgjasin deri në fillim të prillit.
Kabineti gjerman do të takohet të mërkurën për të miratuar kontrolle më të rrepta për njerëzit që hyjnë në Gjermani.

Sipas rregullave të reja, udhëtarëve nga vendet me numër të lartë të të infektuarve, apo nga ato ku po qarkullon një variant i ri i koronavirusit, do t’u kërkohet të bëjnë një test të koronavirusit.

Instituti gjerman për sëmundjet Infektive, Robert Koch (RKI) raportoi të mërkurën për 19.600 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Leave a Reply