Ministrat e LSDM-së refuzojnë të takojnë drejtorin e BDI-së ( VIDEO )

Edhe pse figuron version për të zgjedhur gjuhën shqipe, njoftimet zyrtare në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme mund t’i lexosh vetëm në gjuhën maqedonase.

Në të njëjtën gjendje janë edhe ueb faqet e Ministrisë së Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë të cilat poashtu njoftimet i nxjerin vetëm në gjuhën maqedonase.

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela në një prononcim për News33 thotë se ministri i Shëndetësisë dhe ai i policisë nuk e kanë pranuar në takim.

Flet edhe për mungesën e shqipes gjatë transmetimit online, shton se përpos institucioneve publike, ka edhe ndërmarrje private të cilat edhe pse obligohen nuk e rrespektojnë dy-gjuhësinë.

Ndryshe, dënimi për institucionet dhe ndërmarrjet të cilat nuk e rrespektojnë dy gjuhësinë është është 5 mijë euro kurse udhëheqësi i institucionit dënohet me 30% të vlerës së dënimit.

Leave a Reply