Shkup: Filloi me punë stacioni për qen endacak “Llajka” – FOTO

Para 2 muajve në Shkup filloi me punë stacioni për kafshë endacakë respektivisht qenve të rrugës të cilët në këtë stacion do të marin kujdesin e duhur. Ato aty do të marin trajnimin e duhur, pastrim, ushqyerje, vaksinim, sterilizim dhe do të socializohen me njerëzit, transmeton Shqipmedia.


Gjithë kjo iniciativë është finansuar dhe mbështet nga komuna e Shkupit dhe kryetari i saj Petre Shilegov. Gazetarët e MIA-së vizituan këtë stacion dhe përmes fotografisë sjellin deri tek vizitorët punën që bëhet aty.

.

“Stacionari është ndërtuar në bazë të standardeve botërore dhe përfshinë pjesë karantine, ambulantë me pjesë për pranim, dy salla kirurgjike, kujdes intensiv, sektor për adoptim me sallë gruming, qendër për risocializim, qendër edukative, park për qentë, sektor për observim të qenve që kanë kafshuar qytetarë dhe pjesë e vogël administrative. Po shkojmë hap pas hapi më larg dhe e ngrisim nivelin e gjithë problematikës, deklaroi Tina Petrushevska, Drejtore e NP “Llajka”.

Ju mund të adoptoni një qen nga ky stacion duke dërguar email këtu: [email protected] Qent që i merni nga ky stacion janë me pasaportë dhe të vaksinuar, pastruar, të pastër dhe të socializuar me njerëz.

Poashtu mund të paraqitni qen të rrugëve në keto numra ose email në vazhdim:
📞 +389 02 2565 859
📧 [email protected]
☎️ +389 02 2575 765
📩 [email protected]


Leave a Reply