Tetovë: Punëtorja vjedh paratë dhe ikën nga vendi i punës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot rreth orës 11:30 në rrugën “JNA” në Tetovë është arrestuar 26-vjeçarja D.J. nga Tetova.

D.J. dyshohet se ka vjedhur 2600 euro nga kasa e firmës ku po punonte. MPB informon se ajo po mbahet në stacionin policor të Tetovës, ku pas zbardhjes dhe dokumentimit të plot të rastit do të parashtrohet padi konkrete.

Leave a Reply