Talenti i Shkëndijës do të firmos me ekipin evropian

Talenti shqiptar i Shkëndijës së Tetovës, Neshat Murati është në Zagreb dhe pritet të firmosë me gjigantët e Dinamos. Mediet shprehen se djaloshi 18 vjeçar ka gjetur akordin me Dinamon, me mbrojtësin që do bënte hapin e madh në karrierë.

I bashkuar me Shkëndijën në 2017, talenti që është pjesë e Kombëtares shqiptare U-19 luan në qendër të mbrojtjes dhe është i datëlindjes 2002. Me kuqezinjtë e vegjël, Murati ka luajtur në një takim në 9 janar 2019. Mediumet e japin të sigurt firmën, me lojtarin që do jetë pjesë e moshave të skuadrës legjendare kroate.

Leave a Reply