“Buba” transferohet në Azinë e largët

Futbollisti i njohur shqiptar Ferhan Hasani do të luajë në Indi. Mediat në vend shkruajnë se mesfushori 30-vjeçar me tipare sulmuese do të luajë me ekipin Chennaiyin.

Ish-mesfushori i Shkëndijes së Tetovës dhe Helsinkit kishte arritur akordin me Tiranën, por bllokimi i papritur i merkatos së klubit bardheblu nga FIFA e detyroi Hasanin të transferohet në Azi.

Hasani do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e futbollit shqiptar me 25-herë kampionët bardheblu, por gjyqi i humbur me sulmuesin nga Mali Moktar Cise prishi të gjitha planet e kryeqytetasve.

Leave a Reply